E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emiriana Sako ‘qeras’ Gjikurinë, me 1.3 miliardë edhe pse 7 firma të tjera ofruan më pak
Uncategorized

Emiriana Sako ‘qeras’ Gjikurinë, me 1.3 miliardë edhe pse 7 firma të tjera ofruan më pak

Emiriana Sako nuk zhgënjen përsëri! Jo për punë të bëra në mënyrë të shkëlqyer, jo. Por për diçka krejt tjetër. Për faktin se si ka dhënë një alamet tenderi prej rreth 1.3 miliardë lekësh tek një nga oligarkët e preferuar të qeverisë, firmën Gjikuria.

Edhe pse firma në fjalë ka dhën ofertën më të lartë, Emiriana Sako as që e ka “vënë ujin në zjarr” dhe e ka shpallur pa problem fituese duke i mbushur xhepat me plot 1.3 miliardë lekë nga paratë e durrsakëve të gjorë.
56510-01-20-2023 dhe me objekt “Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të fëmijëve Durrës”. Fondi limit i këtij tenderi është vlerësuar në shifrën 106,262,235 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.


Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë në garë plot 8 firma. Nga këto, njëra ka ofruar vlerë zero, ndërsa 6 të tjera kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta sesa Gjikuria.

Mjafton për shembull të krahasojmë shifrën fituese me ofertën më të ulët të dhënë nga të tjerët. Do të shohim se del një diferencë e frikshme prej gati 215 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë gjitha këto para janë humbje e pastër për shtetin.
Megjithatë duket se Emiriana Sako as që e ka prishur terezinë dhe ka shpallur fitues Gjikurinë me ofertën 103,989,213 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë këtë shifër me atë të fondit limit vihet re se vlera e ofruar nga Gjikuria është sa 97.86% e fondit limit duke forcuar shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.