E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama çel ekspozitën në Athinë: Garën si artist e ka fituar Linda…
Politikë

Rama çel ekspozitën në Athinë: Garën si artist e ka fituar Linda…

Edi Rama ndodhet sot në Athinë, jo si kryeministër, por si artist që çel ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin helen.

Teksa ka folur përpara një audience të madhe në pallatin Zapion Megaro të Athinës, Rama e ka quajtur veten si “artisti më i mirë mes kryeministrave”.

“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbreslënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim.

Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht  e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”, tha kryeministri Rama.

Teksa ftoi audiencën për të parë veprat e tij, Rama nuk kurseu as një batutë me bashkëshorten, Linda Rama. “Garën si artist mes nesh e bka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”.

“Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.