Pse e parakaloi me makinë/ I riu dhunon shefin e Europolit në Tiranë
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.
Mediat raportojnë se kjo ngjarje është regjistruar në fillim të muajit shkurt, ku bëhet e ditur se drejtori i Europolit po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur i riu, i ka kërkuar të ndalojë pasi ai i kishte parakaluar me makinë.
Pas këtij momenti të dy kanë zbritur nga mjetet dhe 23-vjeçari e ka goditur atë me grushte.
I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar.
Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



