E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artur Meçollari në SPAK për herë të tretë për padinë  abuzimeve të pronave të ushtrisë
Uncategorized

Artur Meçollari në SPAK për herë të tretë për padinë abuzimeve të pronave të ushtrisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në kuadër të hetimeve të nisura mbi paditë e depozituara nga ish-drejtuesi i forcave detare, Artur Meçollari në lidhje me disa prona të Forcave të Armatosura, ka thirrur serish kete te fundit, i cili është paraqitur sërish paraditen e sotme, për të vijuar seancën lidhur me pretendimet e tij se zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, perfshire dhe Presidentin Bajram Begajn.

Lidhur me këtë çështje, më 9 mars prokurorët e SPAK nisën dhe ballafaqimet me palët e përfshira, ku u thirr për të dëshmuar ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku, i cili njëherësh është dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

4 ditë më pas, radhën për të shpjeguar akuzat për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, e kishte ministrja e Jashtme, e cila në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes doli para prokurorëve të SPAK-ut.

Ministrja e pyetur nga mediat mbi arsyet, tha se nuk ka shkelje të ligjit nga ana e institucionit që ajo ka drejtuar.

“Shpifje të ulëta. Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës”, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.