E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belind Këlliçi dorëzon mandatin: E refuzoj modelin tuaj, do ta luftoj me gjithë fuqinë
Uncategorized

Belind Këlliçi dorëzon mandatin: E refuzoj modelin tuaj, do ta luftoj me gjithë fuqinë

fjalimin e fortë që mbajti në Parlament, në seancën e dorëzimit të mandatit, Belind Këlliçi foli për modelin që ka ofruar ajo sallë, dhe politika e në veçanti rilindja.

Ai tha se e refuzon këtë model, dhe shtoi se do ta luftojë atë me sa fuqi të ketë.

 ‘Nuk mund ta fsheh, që largohem i pezmatuar, kur mendoj se si kryeministri i vendit tim ka lëshuar këtu fyerjet dhe etiketimet më të rënda ndaj opozitës dhe ku asnjë ditë nuk ushtroi atë që njihet si themeli i vlerave europiane, që është mbajtja e përgjegjësisë. 

Kurrë nuk mbajti ai përgjegjësi për punët që kanë shkuar gjithnjë e më keq në vend, për braktisjen masive e shpopullimin e vendit nga të rinjtë, për rastet flagrante të korrupsionit e abuzimit të detyrës nga njerëzit më të afërt e më të pushtetshëm në këto 10 vite qeverisje, për thellimin e keqqeverisjes, për cenimin e votës, për varfërimin e skajshëm të qytetarëve tanë, për ngushtimin e hapësirave të lirisë, për kapjen e drejtësisë dhe të medias. 

Kurrë nuk mbajti asnjë gram përgjegjësi kryeministri ynë. Dhe kurrë, nuk tha një herë të vetme, se po ky është faji im. Por vetëm sulmoi e përdori edhe instrumente ekstraligjorë, kundër kundërshtarit të tij politik, në përpjekjet më primitive, parapolitike, për asgjesimin e Opozitës. Une kam ende shumë për të mësuar, se për fat jam ende i ri. 

Por një gjë e di mirë. Modeli politik që keni ofruar ju, kjo sallë, ky kryeministër dhe kjo qeveri, nuk do të jetë kurrë modeli që unë do të ndjek. Por do te jetë modeli që do ta luftoj me sa fuqi do të kem’, deklaroi Belind Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.