E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkoi çregjistrimin e PD të drejtuar nga Alibeaj, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” ankimimin e Berishës
Flash

Kërkoi çregjistrimin e PD të drejtuar nga Alibeaj, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” ankimimin e Berishës

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë ankimimin e bërë nga Berisha, ku kërkohej pezullimi i regjistrimit të PD të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd të Alibeaj si subjekt pjesëmarrës në  zgjedhjet lokale të 14 majit.

“PD nuk ka asnjë akt gjyqësor ligjor që vërtetohet se përfaqësohet nga Sali Berisha. Madje nuk ka asnjë kërkesë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar si kryetar i PD. Nuk mund te këtë tagrat e një subjekti zgjedhor. Duhet të hyjë si individ dhe jo si subjekt zgjedhor”, ishte pretendimi i përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa.

Ndërkohë pala tjetër pretendoi se kërkesa nuk argumentohej me fakte.

“Kërkesë aspak e argumentuar me fakte. Berisha ka interes për përfaqësim, si i zgjedhur i PD. Kërkesa për moslegjitim bie. Çështja është gjykuar e përbashkët si nga KQZ edhe nga KAS”, u shpreh përfaqësuesi Leido Nuraj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.