Presidenti Bajram Begaj, mesazh për bluzat e bardha në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve
residenti Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punë e palodhur të bluzave të bardha, duke kujtuar kontributin dhe punën e tyre gjatë 3 viteve të vështira të pandemisë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.
Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.
Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.
Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!”, shkruan Begaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



