E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kë do të zgjidhte të shpëtonte në shkretëtirë…
Lajme

Kë do të zgjidhte të shpëtonte në shkretëtirë…

Aktori Juljan Deda në një intervistë për emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj është vënë në vështirësi nga kjo e fundit e cila e ka pyetur se kë do të zgjidhte të shpëtonte në një ishull të shkretë Gentin apo Altin Bashën. Megjithatë aktori ka vendosur të bëjë një zgjedhje dhe ai është Genti.

Do marr Gentin sepse Altini mund t’ia dalë dhe vetë aty ku është. Tani është bërë mbret atje kurse Genti ka patur gjithmonë nevojë për ndihmë, kështu që do ta shpëtoja.”- është shprehur aktori.

Me të dy këta personazhe Juli nuk ka marrëdhënie të mira. Me Gentin, është prishur miqësia kur ai u largua papritur nga emisioni “Apartamenti 2XL”. Ndërsa përsa i përket regjizorit Altin Basha, Deda është shprehur gjithmonë kundër tij duke e akuzuar si shkaku i largimit të shumë aktorëve nga “Portokalli”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.