Rrëfehet vrasësi i Behar Sofisë: Leza dha porosinë, do vrisnim dhe një 34-vjeçar në Kamëz
Ernejt Shyti është i riu që akuzohet deri më tani për vrasjen e Behar Sofisë më 25 shkurt 2021. 24-vjeçari i cili tanimë është i penduari i drejtësië, ka treguar detaje të reja për ngjarjen e rëndë por edhe të tjera që do të ndodhnin. Në seancën e fundit Shyti ka treguar se pas vrasjes së Behar Sofisë do të kryente dhe një tjetër në Kamëz ku do të vriste një 34-vjeçar që jetonte shumë pranë komisariatit të policisë.
Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë.
66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në vendin tonë, u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili i veshur me maskë Covid-19 e qëlloi dy herë me armë zjarri.
Bashkë me Shytin janë arrestuar edhe Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që dyshohen si bashkëpunues në vrasjen e Sofisë, por deri më tani ata kanë mohuar akuzat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



