E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes shkrimtari i mirënjohur italian
Uncategorized

Vdes shkrimtari i mirënjohur italian

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare shkrimtari italian Alessandro Leogrande, zëvendësdrejtor i revistës “Lo Straniero”, themeluar nga Goffredo Fofi.

I lindur në Taranto më 1977, bashkë me Fofin Leogrande kishte kuruar edhe antologjinë “Nel Sud senza bussola” dhe ishte bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave, midis të cilave Il Corriere del Mezzogiorno, Internazionale e Minima&moralia.

 Autor i impenjuar dhe vëzhgues i zakoneve e i shoqërisë, midis veprave të tij më të fundit janë “Uomini e caporali”, “Viaggio tra i nuovi schiavi nelle campagne del Sud” (Vlerësuar me çmimin Libri i Vitit në Napoli, çmimin Sandro Onofri, çmimin Omegna, çmimin Biblioteche di Roma). Në librin “Il naufragio. Morte nel Mediterraneo” (Mbytja. Vdekje në Mesdhe), me të cilin kishte fituar çmimin Ryszard Kapu?ci?ski dhe çmimin Paolo Volponi, Leogrande tregonte mbytjen e Katerit të Radës, motovedeta shqiptare e mbushur me refugjatë që u mbyt në kanalin e Otrantos më 28 mars 1997, pas përplasjes me një fregatë italiane.

Lajmin e vdekjes e bëri të ditur i ati, Stefano Leogrande, i cili e përshkroi kështu të birin: “Alessandro ishte njeri që besonte shumë te Krishti dhe njeriu. E gjitha kjo e çoi, që në moshë shumë të re, në fushatat vullnetare të Caritas Diocesana në Taranto dhe në Shqipëri dhe si gazetar e shkrimtar ishte impenjuar në mbrojtjen e të shfrytëzuarve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.