Laçi mund Teutën në “Niko Dovana” dhe del nga zona e ftohtë
Laçi ka fituar me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste dhe u mbyll pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.
Sfida u zhbllokua në minutën e 65’ nga Daci dhe në të 76’ Guindo barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Sfida u vulos në minutën e 90’ nga Shkurtaj i cili përmbysi shifrat.
Me këtë fitore Laçi i largohet zonës së “play out” dhe ngjitet në vendin e 6-të me 36 pikë dhe Teuta renditet në vendin e 8-të me 34 pikë.
Vllaznia mposhti Erzenin me rezultatin 3-1, ndërkohë që Laçi ia doli me përmbysje 1-2 ndaj Teutës. Me këtë fitore Vllaznia u ngjit në kuotën e 41 pikëve, ndërkohë që Laçi parakaloi Teutën, duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve.
Vlen të theksohet fakti se dueli mes Kastriotit dhe Bylisit u shty për në një datë të pacaktuar, teksa java e 28-të do të përmbyllet me Egnatia-Partizani dhe Tirana-Kukësi që do të luhen ditën e nesërme. Ja si ndryshon renditja e Superiores pas dy ndeshjeve të ditës së sotme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



