E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shoqëruar nga Yuri Kim/ Escobar mbërrin në zyrën e Alibeajt
Politikë

I shoqëruar nga Yuri Kim/ Escobar mbërrin në zyrën e Alibeajt

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ambsadorja e SHBA-së, Yuri Kim, kanë zbarkuar në zyrën e Enkelejd Alibeajt.

Në takim do të jenë edhe deputetët si Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Kreshnik Çollaku.

Kujtojmë se, Escobar mbërriti në Tiranë të martën pasdite (11.04), pati takime me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Takimi me kryeministrin Rama ishte i mbyllur për mediat dhe zyra e shtypit e kryeministrisë nuk shpërndau njoftim zyrtar lidhur me temat e bisedimeve. Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi, përmes një njoftimi në median sociale, qëllimin e vizitës së Gabriel Escobar në Tiranë dhe temat kryesore të bisedimeve me autoritetet e larta të vendit.

Njoftimi thekson se “Zëvendësndihmëssekretari, Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe që partitë politike, liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës,” theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.