E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për vizitën e Escobar : Më pëlqeu vizita e tij,  Ramën  do ta ekstradojmë në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia atje
Flash

Berisha flet për vizitën e Escobar : Më pëlqeu vizita e tij, Ramën do ta ekstradojmë në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia atje

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi përpara gazetarëve edhe vizitën e fundit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.

“Unë e ndoqa vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë.

Mua, ajo vizitë më pëlqeu.

Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal-in.

Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim.

Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë aferat korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim.

E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.