E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 20-vjeçarit me hanxhar në Tiranë, momenti kur tenton të largohet nga autorët
Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit me hanxhar në Tiranë, momenti kur tenton të largohet nga autorët

Pamjet e sigurisë të njërit prej bizneseve në rrugë kanë kapur momentin kur viktima e plagosur  pasi ka ecur 100 metra për të shpëtuar nga sulmi, ai rrëzohet në tokë dhe nuk ngrihet më.

Pas 10 minutave, shkojnë në vendngjarje familjarët dhe fqinjët e tij.

Autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze dhe Aksel Hoxhaj 18 vjeç.

Vetëm Enzi Maze është arrestuar, kurse Aksel Hoxhaj ndodhet ende në kërkim për vrasjen e 20-vjeçarit.

Mësohet se viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.

Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, ndërsa fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës.

Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën për ta dërguar tek spitali i Traumës. Por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital.

Konflikti mes Enzi Maze, Aksel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezit, ka ndodhur për një vajzë.

Konkretisht njëri nga dy 18 vjeçarët ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet ata ishin grindur dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.