E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elseid Hysaj pranon të sakrifikohet për skuadrën
Sport

Elseid Hysaj pranon të sakrifikohet për skuadrën

Elseid Hysaj, edhe pse nuk e kishte provuar ndonjëherë në karrierë një pozicion të tillë, ka ditur që të përshtatet shpejt në krahun e majtë të mbrojtjes pas dëmtimit të Gulam.

Por me cilësitë që ka futbollisti i Kombëtares shqiptare pranon se nuk ka frikë të sakrifikohet dhe shënjestron Juventusin.

“Tri pikët e fituara kundër Udineses ishin jetike, sepse në këtë mënyrë mund të shkojmë më të karikuar në duelin me bardhezinjtë. Fituam 1-0, por skuadra tregoi se fizikisht është mirë dhe po arrin që të përballojë me forca maksimale çdo rival që kemi gjetur përpara.

A na tremb marshimi i Interit? E ndoqëm ndeshjen e tyre, por ishim të qetë, madje gjetëm edhe kohën për t’u dëfryer me njëri-tjetrin në grumbullim.

Me Juven, vendimtare? Objektivi është t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. Me Juventusin është normale që do të jetë e rëndësishme, por sfida si këto nuk kanë nevojë për një stërvitje speciale, pasi përgatiten vetvetiu psikologjikisht.

Roli i ri? Është disi e vështirë të ndërrosh menjëherë pozicion, por unë për Napolin sakrifikohem me qejf, si të gjithë që bëjnë pjesë në këtë grup dhe mendoj se jam ambientuar mirë”, ka thënë Hysaj.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.