E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14 maji/ Kryemadhi zbulon sfidën e opozitës
Politikë

14 maji/ Kryemadhi zbulon sfidën e opozitës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se në zgjedhjet e 14 majit, opozita duhet të tregojë se do të sjellë shpresë.

Në një dalje televizive, Kryemadhi theksoi se sfida e opozitës është të arrijë votat e zonës gri.

 “Transporti falas pati efekt, të paktën për 200 mijë familje në Tiranë. Çdo familje e sheh si ndihmesë, është të paktën 1 rrogë në një familje të varfër. Ku do t’i gjesh lekët? Janë paratë e inceneratorëve. Transporti publik u pëlqye dhe njerëzit e kuptuan. 

Duhet punë për zonën gri dhe kjo është sfida e kandidatëve të kryetarëve të bashkisë. Pjesa gri ka një rëndësi, kërkon shpresë. Pjesa gri është kundër qeverisë, por do të shohë dritë shprese tek opozita”,tha Kryemadhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.