E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau me thikë Stiven Toshkezin/ Axel Hoxha hesht para gjykatës: Do të flas në një moment të dytë
Lajme

Vrau me thikë Stiven Toshkezin/ Axel Hoxha hesht para gjykatës: Do të flas në një moment të dytë

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën arrest me burg për 18-vjeçarin Axel Hoxha, si autori vrasjes me thikë të Stiven Toshkezit. Në seancën e parë gjyqësore Hoxha ka pranuar krimin dhe ka vendosur të mbrohet vetëm nëpërmjet avokatit, duke mos pranuar të flasë vetë.

“Do të flas në një moment të dytë”, është shprehur Hoxha. E vetmja deklaratë publike e tij është ajo e dhënë pasi i vetëdorëzua në polici. Dorëzimi i tij ndodhi pas negociatave të policisë me familjen e 18-vjeçarit, i cili qe larguar menjëherë pas ngjarjes.

Në burg është lënë edhe shoku i tij, Ensi Maze, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në momentin e ngjarjes. Pas arrestimit, Hoxha është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre.

Ai ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”. Axel Hoxha ka pretenduar se thikën e ka pasur me vete rastësisht.

20-vjeçari, Stiven Toshkezi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkezi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.