E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kërcen tallava me qytetaren në fushatë, 5 ditë pasi hoqi apendecitin
Politikë

Rama kërcen tallava me qytetaren në fushatë, 5 ditë pasi hoqi apendecitin

Pesë ditë më parë kryeministri Edi Rama u operua nga apendeciti, por tashmë ai i është rikthyer aktiviteteve politike të fushatës elektorale.

Në një takim në Kamëz, Rama iu përgjigj kritikëve për këngën tallava të fushatës së PS-së. Teksa ironizoi opozitën, Rama nisi të kërcejë tallava me një qytetare, nën ritmet e këngës “ Vetëm përpara”.

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha kreu i qeverisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.