“Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjithë sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A.”
Kjo është deklarata e Erjona Sulejmanit, ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar të Kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, gjatë një interviste për emisionin “Non Sol Calcio” në Itali.
Lajmi i botimi të librit ka bërë bujë ndërkombëtare, aq sa dhe tabloidi anglez “Sun” i kushtoi vëmendje.
Erjona ka thënë për mediet se Viktoria Bekham, bashkëshortja e Dejvid Bekhamit, është dhe modeli i saj.



