Faqja italiane Youmanist është një gazetë online me gazetarë, blogerë, ekspertë e kuratorë që i dedikohet zbulimit dhe promovimit të trendeve botërore në fusha të ndryshme. Ajo i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe ka renditur gjithë arsyet pse duhet kaluar një fundjavë në Tiranë.

“Pyetja: Me kaq shumë vende që ka vërdallë, pse u dashka të shkosh në Tiranë?
Përgjigjja: Sepse kryeqyteti shqiptar është në një fazë ndryshimesh të mëdha, është afër, sa për të kaluar një fundjavë, qeveriset nga një kryetar bashkie revolucionar që po e ndryshon qytetin plotësisht, është qytet me banorë në moshë të re (mosha mesatare është 35 vjeç) dhe gjithashtu shumë argëtues. Për të mos folur për imazhin e udhëtarit të ndërgjegjshëm dhe alternativ që do të bëni, duke u thënë miqve: “Po shkoj të bëj një xhiro, për të zbuluar Tiranën”.
Por le të vijmë tek personazhi kyç, zonja dhe zotërinj, z. Erion Veliaj!

Nëse të gjithë kryetarët e bashkive do të ishin si ai, do të kishim një perceptim komplet ndryshe për politikanët dhe politikën. I edukuar, tërheqës, me humor, poliglot, me një zyrë gjysmë sallë loje dhe gjysmë galeri arti bashkëkohor, ai ka një të ardhme të mundshme si drejtues i Shqipërisë. I pëlqyer nga bashkëqytetarët e tij, madje edhe më shumë nga bashkëqytetaret e tij, si asnjë rockstar, ai po i ndryshon me plot kuptimin e fjalës, fytyrën këtij qyteti.”



