KESH bleu 503 milione euro vitin e kaluar dhe leku jo vetem qe nuk u zhvleresua, por u forcua me 5.3 per qind ndaj euros. Kurse Ilir Beqja shkruante sot se përqëndrimi i arsyetimeve se forcimi i lekut vjen vetëm nga zhvillimet në ekonominë inofrmale tregon për shterpësi në analizë.
Te godasesh tregun valutor me goditje te perqendruar sa 4 per qind te GDP dhe monedha kombetare te forcohet me 5.4 per qind eshte arritje e jashtezakonshme. Por te pretendosh qe efekti i goditjes ne kursin e kembimit u stabilizua me 20 euroshat qe paguajne turistet kur hane supe peshku ne Dhermi apo Golem eshte arritje edhe me e jashtezakonshme. Megjithate kete fabul e tregon dhe Banka e Shqiperise, edhe qeveria.
Dakord qe pozicioni i jashtem i ekonomise eshte permiresuar per shkak te te ardhurave me te medha nga turizmi etj etj. Por kursi i lekut nuk reagon as kur ka shok kerkese per valute si vitin e kaluar. Nejse t’i bejme qelebir qe eshte keshtu se po te ishte e kunderta, qe te zhvleresohej leku, do kendonim te gjithe o le le tani.
Por edhe kjo e ka nje siklet te madh gjithsesi. Ka filluar te cenoje konkurrueshmerine e ekonomise kursi i kembimit.