E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e të dënuarit në burgun e Fierit, të afërmit: Nuk vuante nga asnjë sëmundje
Denoncime

Vdekja e të dënuarit në burgun e Fierit, të afërmit: Nuk vuante nga asnjë sëmundje

Mëngjesin e sotëm ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit, i burgosuri Simon Toska, 52 vjeç. Ky i fundit i cili vuante dënimin në burgun e këtij qyteti, ka shfaqur komplikacione në mëngjesin e sotëm dhe si pasojë është dashur dërgimi me urgjencë në spital. Dyshohet se shkak i vdekjes së të dënuarit ka qenë një infarkt. Të afërmit dhe fqinjët e të ndjerit, tregojnë se Toska, babai i tre fëmijëve , i cili vuante dënimin në burgun e Fierit që nga gushti i vitit 2021 për vepren penale “ prodhim dhe shitje e narkotikeve”, nuk vuante me parë nga probleme shëndetësore dhe ishte njeri i respektuar në zonë.

Kemi pasur hyrje dalje të vazhdueshme, Simoni ka qenë shumë djalë i mirë, jo se sot ndërroi jetë, por me plot gojë. Simoni kishte dy prindërit, motrën dhe dy vëllezërit, lajmi na erdhi shumë i hidhur. Është fatkeqësi, lajm i hidhur dhe për ne si bashkëfshatarë, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje”, është shprehur një i afërm.

Kontaktin e fundit e kemi pasur para 3 ditësh, i kam çuar ushqime gjëra, ai ishte i dënuar me 7 vite burg, nuk e di të saktë. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit na lajmëruan dhe na thanë që është dërguar pa shenja jete në spital. Djalë më të mirë në fisin tonë atë kishim, nuk ishte njeri problematik. Për momentin familja nuk ka dyshime në lidhje me ngjarjen”, shprehet një prej familjarëve të Toskës.

“Ishte i martuar me 3 fëmijë, dy djem dhe një gocë. Na mori në telefon infermierja e spitalit të burgut, dhe iu kanë thënë ‘na la Simoni’. Asnjë prej familjarëve nuk di gjë më tej”, tregon një tjetër banor i fshatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.