U vra nga babai i saj, 1 minutë heshtje në shkollën e Xhesika Malajt: E sjellshme dhe e butë
Dje, një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj, vrau një shtetas italian dhe të bijën 16-vjeçare, pasi kjo e fundit ndërhyri për të mbrojtur të ëmën si dhe plagosi gruan.
Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis.
45 vjeçari Taulant Malaj ka hyrë në pallat, në shkallët e të cilit ka vrarë shtetasin italian Massimo De Santis, dhe më pas në banesë ka tentuar që ti marrë jetën bashkëshortes së tij, Tefta Malaj.
Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, teksa Tefta Malaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



