Pas tensioneve në numërimin e votave, në Kurbin fiton PS
Në bashkinë e Kurbinit, para pak minutash ka përfunduar procesi i numërimit.
Një proces që u shoqërua plot me tension e përplasje mes palëve, por në fund me një fitues.
Edhe në këtë bashki, Partia Socialiste ka arritur të fitojë. Kandidatja Majlinda Cara ka arritur të sigurojë 51.36% të votave.
Ndërsa kundërshtari i saj, Behar Haxhiu nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm 48.64% të votave.
Në këtë bashki, pjesëmarrja në votime nuk e ka kaluar pragun e 40%.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



