E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj flet me superlativa për  Tabakun/ “Ardhja e saj në krye të PD-së , i shërben riorganizimit
Politikë

Alibeaj flet me superlativa për Tabakun/ “Ardhja e saj në krye të PD-së , i shërben riorganizimit

Enkelejd Alibeaj, ish-kryetari i komanduar i PD-së së vulës ka shprehur mbështetjen kundrejt Jorida Tabakut për të qenë zëvendësuese e tij.

Ndonëse Tabaku nuk është gjë tjetër veçse një marionetë e Lulzim Bashës, Alibeaj e shikon të domodoshme komandimin e saj në krye të PD-së së vulës.

Sipas tij, situata anormale në të cilën ndodhet PD-ja e vulës e ka të domosdoshme ardhjen e Tabakut në krye të saj për të mos shkaktuar anarki.

“Nuk kam votuar për Bardhin se nuk kam qenë në mbledhje. Dua që statuti të respektohet. Sipas rregullores së Grupit Parlamentar duhet të jetë kryetari i partisë që të caktojë kreun e grupit. Kryetar nuk ka pas dorëheqjes sime.

Për hir edhe të anormalitetit në të cilën ndodhet PD, do të thosha po për Tabakun (në krye të PD), po për të mos lënë vakume. Të gjitha këto akte do të shërbejnë që sa më parë të nisë riorganizimi i PD. Zgjedhjet krijuan edhe një moment solidariteti të të gjithë mbështetësve të PD”, theksoi Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.