E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emigrimi tkurr popullsinë,  në tre muajt e parë të vitit kishte më shumë vdekje sesa lindje
Lajme

Emigrimi tkurr popullsinë, në tre muajt e parë të vitit kishte më shumë vdekje sesa lindje

Me largimin e të rinjve nga Shqipëria, automatikisht ka rënë edhe numri i lindjeve, duke e theksuar edhe më shumë tkurrjen e madhe të popullsisë që vendi po përjeton veçanërisht në këto vite të fundit, ku largimi nga vendi është kthyer në një zgjedhje shumë të shpeshtë.

Rënia e lindjeve në tre muajt e fundit të këtij viti ka qenë aq e ulët sa rritja e popullsisë ka rezultuar negative, pra ka pasur më shumë vdekje sesa lindje. INSTAT bën me dije se në tre muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 5164 lindje, 16.9% më pak se periudha e njëjtë e vitit të shkuar.

Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90. Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje, që regjistroheshin në vitin 2011, vitin e shkuar ky numër shkoi për herë të parë nën 6 mijë, teksa ky vit shënon një tjetër rekord. Ndërkohë, numri i vdekjeve ka rënë dhe është kthyer në nivelet e para pandemisë.

Në tre muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri kanë humbur jetën 5557 persona, duke shënuar një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.