E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Euronews Travel: Jugu i Shqipërisë, “Maldivet e Evropës”
Sot

Euronews Travel: Jugu i Shqipërisë, “Maldivet e Evropës”

Kanë qënë të shumta promovimet ndaj Shqipërisë këtë vit si një aktraksion turistik prioritar për tu vizituar.

Një artikull të mirëdetajuar i ka kushtuar vendit tonë dhe Euronews Travel, e cila ka renditur arsyet pse Shqipëria dhe bukuaria e saj natyrore duhet vizituar me doemos.

Vendi ballkanik nuk ka lënë ende gjurmën e tij në shtegun kryesor turistik të Evropës që është një arsye  më shumë për t’u vizituar.

E shtrirë përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, vija bregdetare e Shqipërisë 450 kilometra është e mbushur me plazhe dhe pyje, por shumë pak turistë të huaj.

Ujërat e kristalta ngjasojnë me detet në Maldive.

Nga Vlora në Ksamil, Riviera Shqiptare ofron gjithçka, nga vendpushimet e gjalla bregdetare deri te limanet e qeta.

Dhërmiu është një nga plazhet më të gjata dhe më të njohura të Shqipërisë. Çadrat me gjethe palme rreshtohen në breg.

Kur keni nevojë për pak ajër të pastër, mund të ecni në shtigjet malore të zonës ose të shkoni në Kanionin e Gjipesë.

Teksa shkoni më në jug do të gjeni Ksamilin, të cilin përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë quajtur si Maldivet e Evropës.

Plazhet si Pema e Thatë janë bërë të famshme në TikTok, pasi edhe çmimet janë të arsyeshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.