E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku sqaron vizitën e të riut përmetar që mbyti nënën : Kur erdhi këtu nuk ishte agresiv
Lajme

Mjeku sqaron vizitën e të riut përmetar që mbyti nënën : Kur erdhi këtu nuk ishte agresiv

Mbrëmë në Përmet, djali 24-vjeçar, Albi Muhollari, është raportuar të ketë mbytur nënën e tij, Zeniat Muhollari, 68-vjeçare, me një material plastik. Pas ngjarjes, babai i Albit ka fajësuar doktorin që i kishte dërguar djalin për trajtimin e problemeve psikologjike, se nuk i është ofruar ndihma. Mjeku Kiço Stefanidhi, ka deklaruar për mediat se Albi Muhollari, i cili vrau nënën, nuk ishte agresiv, por kishte çrregullime të humorit.

“Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve. Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm. Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë.”- tha mjeku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.