E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë, SPAK jep detaje nga hetimi: Legalizuan pallatin përpara se…
Lajme

Arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë, SPAK jep detaje nga hetimi: Legalizuan pallatin përpara se…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në një njoftim për media, SPAK ka bërë me dije se Dako, në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë, ka legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit dhe jashtë projektit të miratuar.

Në njoftim theksohet se Dako, drejtori i firmës së ndërtimit, arkitekti dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën duke mos pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit të vërtetën lidhur me kohën kur janë kryer punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje.

SPAK ka vendosur masat e sigurisë për arrestimin e disa personave të dyshuar në lidhje me këtë çështje. Në vendimin e gjykatës për masat e sigurisë, emrat e personave të arrestuar nuk janë përmendur, por njoftohet se masa e arrestit në burg është caktuar për disa prej tyre, ndërsa për disa të tjerë është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Prokuroria gjithashtu ka përcaktuar objektin e hetimit në lidhje me procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimin e dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedurën e prokurimit të një shërbimi konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Hetimet kanë zbuluar se procedurat kanë pasur parregullsi dhe shpërdorime të detyrës nga personat e përfshirë.

Arrestimet janë bërë pas ekzekutimit të masave të sigurisë nga Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetimet dhe procedurat vijojnë ndaj personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.