Gjykata jep masën e sigurisë për 46-vjeçarin që goditi me thikë gruan
Aleko Myrtollari, një 46-vjeçar, është lënë në burg pasi goditi me thikë bashkëshorten e tij në një incident të ndodhur mbrëmjen e së dielës. Ai ka pranuar autorësinë gjatë seancës gjyqësore, por është shprehur se nuk kishte qëllim të bënte këtë veprim.
Para fillimit të seancës gjyqësore, Myrtollari ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe ka deklaruar për mediat: “Më vjen keq për fëmijët që mbetën pa shkollë për shkak të gruas dhe për mënyrën si u edukuan. Unë punoja jashtë vendit, ndërsa ajo shpenzonte paratë e mia këtu dhe përdorte substancat e ndaluara. Gruaja kishte një sjellje të këqij dhe kishte vështirësi financiare.”
Myrtollari gjithashtu deklaroi se ishte penduar për veprën e tij kriminale dhe se nuk kishte gjetur një familje të rregullt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



