Covidi i gjatë mund të dëmtojë cilësinë e jetës më shumë se kanceret e avancuara, thotë studimi
Një numër i madh individësh me Covid të gjatë – një gjendje ku simptomat e Covid-19 persistojnë për javë ose muaj pas infektimit – raportojnë një cilësi më të ulët të jetës lidhur me shëndetin e tyre, krahasuar me njerëzit që vuajnë nga lloje të caktuara të kancerit në fazë të avancuar, sipas një studimi të ri. Lodhja është simptoma që ka ndikimin më të madh në jetën e përditshme të individëve, konstaton një studim i kryer nga studiuesit e University College London (UCL) dhe University of Exeter.
Individët e përfshirë në studim, të cilët vuajnë nga Covid i gjatë, kanë cilësi jetëse më të ulët lidhur me shëndetin e tyre sesa ata me kancer të metastatik të avancuar, si kanceri i mushkërive në fazën 4. Përgjithësisht, efektet e përditshme të Covid të gjatë në aktivitetet e individëve ishin më të rënda se ndikimi i një goditjeje në tru dhe i krahasueshëm me ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. “Rezultatet tona tronditëse tregojnë se Covid i gjatë mund të çojë individët në lodhje dhe në një cilësi më të ulët të jetës sesa disa forma të kancerit, por ndihma dhe mirëkuptimi nuk janë në nivelin e duhur,” tha autori kryesor i studimit, Prof. William Henley. “Është e nevojshme të kryhen hulumtime më të mëdha për të ndihmuar individët që po përpiqen të menaxhojnë këtë gjendje të re të shkakësuar nga Covid.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


