Tenderi pa garë për lyerjen e spitalit/ Spahiu i Dibrës e nis mandatin e ri me 3.2 MLD lekë vjedhje
Kryetari i Bashkisë Dibër e ka nisur mandatin e ri me vulosjen e aferave të vjetra. Më datë 19 prill të këtij viti ai ka hapur garën për tenderin me objekt “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër “Rrahim Xhika. Dhe bëhet fjalë për një shumë të majme 3.2 miliardë lekë, po të marrim parasysh se vetëm do ti riparohen suvatimet dhe do të lyhet spitalit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte 4 maji dhe gjatë procesit zgjedhor Spahiu po shqyrtonte se kush ishte më mbështetës në fushatë, që t’i bënte dhuratë këtë tender.
Dhe sikur duket më fortë paska punuar firma “Ndergjoni shpk”. Sepse në dokumentin e firmosur me datë 6 qershor shohim se kontrata është dhuruar dhe jo fituar sipas rregullave.

Për prokurimin kanë shfaqur interes dhe dorëzuar ofertat e tyre 6 firma, por 5 prej tyre janë skualifikuar nga gara në fazën e parë sepse nuk vërtetojnë që kanë prova të tjera të suksesshme në këtë shërbim.
Kështu, në garë mbeti vetëm firma “NDREGJONI” shpk, në pronësi të Xhetan Ndergjonit. Ai ka kërkuar për këtë projekt 3.1 miliardë lekë, sa 99% e fondit limit. Gjithashtu, duhet të theksojmë se një tjetër firmë ka paraqitur ofertën me vlerë 2.9 miliardë lekë.

Por, këto dy pika të rëndësishme nuk i kanë hyrë në sy Spahiut, sepse që para zgjedhjeve ky projekt ishte planifikuar më tepër për përfitime personale, se sa për investime në infrastrukturën e spitalit. Pavarësisht këtyre kritereve që u shkelën, pa garë fare, Ndergjoni e firmosi tenderin dhe i shtoi listës së aferave edhe një tjetër kontratë.
Ndërkohë, kujtojmë se Ndergjoni nuk është i panjohur në fushën e aferave me tenderët. Por, dhurata më e madhe që ai ka marrë nga qeveria është përcaktimi si koncesionar në projektin e investimit “Marina di Valona”. Në tetor të vitit 2021 ai mori statusin si investitor strategjik dhe bashkë me disa kompani të tjera fitoi sipërfaqe vetëm me 1 euro në Portin e Vlorës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



