E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtirej  si gazetare e “Stop” dhe bënte presion
Lajme

Shtirej si gazetare e “Stop” dhe bënte presion

Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon, duke u hequr si gazetare e emisionit “Stop”. Kjo ka sjellë reagimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj, që këtë të premte bënë thirrje që të mos keqpërdoret emri i emisionit investigativ “Stop”.

VIDEO 

“Gazetarët e Stop janë Andrelini, Genci, Odeta, Viola dhe Domenika. Mos e keqpërdorni ju lutem”, tha Gentian Zenelaj.

“Kjo vajza e ka problemin me një makinë që ka marrë me qira nuk i përgjigjet. Të huash se unë jam gazetare e “Stop”? E dini pse e transmetova? Më shqetëson tonaliteti i saj sepse gazetarët tanë nuk flasin kështu. Departamenti juridik i joni tha që këtë vajzën edhe mund ta padisim. Jemi duke e menduar si çështje”, tha Saimir Kodra./tvklan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.