Adrian Gurma mbylli mandatin me vjedhje, firmosi në shkelje të ligjit tenderin e broshurave të promocionit
Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma nuk ishte më kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14-majit. Nuk e dimë se çfarë shkoi keq mes planeve të rij dhe kreut të PS, Edi Rama. Por, dimë që Gurma është kujdesur të vjedhë edhe qindarkat para se të largohet. Në redaksinë e JOQ Albania ka ardhur një denoncim nga një operator ekonomik, ku tregon se si Gurma ka vjedhur edhe paratë e promocionit për turizmin.
Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt me REF -71924-06-08-2023 me objekt prokurimi “Blerje dokumentacion, promocion turizmi”. Sikur shohim në dokumentin më poshtë gara është mbajtur me datë 9 maj, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve.
Duke qenë se ky tender është zhvilluar para zgjedhjeve mban firmën dhe emrin e Adrian Gurmës. I cili fituesin e kishte parashikuar që në fillim. Kështu pretendon denoncuesi që ka publikuar edhe faktet.

Në dokumente ne evidentojmë se nga 10 operatorë me oferta nga më të ndryshmet, Gurma ka klasifikuar si të suksesshme ofertën e firmës “Milosao” në pronësi të Agim Mato, Dorian Mato dhe Klevis Mato.

Firma e tyre mbeti e vetme në garë dhe ka fituar pa konkurrencë fare tenderin, ndërsa kishin ofertën rreth 1 milionë lekë. Sikur shohim në listë, kompani të tjera kanë pranuar të ofrojnë këtë shërbim edhe me vlerë 700 mijë lekë. Por, në 10 oferta Gurma zgjodhi atë më të shtrenjtën, sepse kështu mund të përfitonte edhe vetë.


Sikur shohim kjo firmë ka një listë të gjatë tenderash të fituara nga Bashkai Sarandë nën drejtimin e Gurmës. Nuk e dimë se si është ndarë vlera prej 1 milionë lekësh. Por ky është një shpenzim i pakontrolluar, pasi bëhet fjalë vetëm për disa broshura për promocion, certifikata dhe disa kapele me stampim.
Ajo që ne duam të theksojmë është nëse do t’i kërkohet llogari Gurmës për abuzimet me tenderat që ka bërë gjatë mandatit të tij, pasi ky i fundit është më i voglim tenderat e tjerë kapin miliardat. Apo heqja nga bashkia, ishte një mënyrë e Ramës për të lënë nën hije kryebashkiakët e korruptuar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



