E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Real Madrid ka gati çekun me 200 milionë euro për Mbappe
Lajme

Real Madrid ka gati çekun me 200 milionë euro për Mbappe

Kylian Mbappe ka krijuar një bujë të madhe me lajmin e djeshëm, ku përmes një shkrese i bëri me dije klubit të PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën deri në 2025-ën, teksa marrëveshja aktuale përfundon në verën e ardhshme.

Të paktën sipas medieve, drejtuesit parizienë kanë mbetur të shtangur nga ky vendim i sulmuesit, për shkak se ata prisnin që Mbappe të rinovonte edhe për një vit, për tu shitur më pas drejt një tjetër klubi, ku në krye të listës qëndron Real Madrid.

Megjithatë, Mbappe ka dalë me një reagim, ku ka treguar se zgjedhja e tij është që të qëndrojë edhe një vit për tu larguar më pas si lojtar i lirë. Por kjo nuk kapërdihet nga klubi francez, që as që e ka ndërmend të lejojë një lojtar si ai të largohet falas, teksa kanë shpenzuar 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco.

Ata e kanë nxjerrë direkt në shitje dhe shifra që kërkojnë për Mbappe është shumë e kripur, sidomos nëse në tavolinë ulet Real Madrid. Gjithsesi, madrilenët janë një klub me financa të shëndosha dhe raportimet e fundit bëjnë me dije se Perez ka gati 200 milionë euro për të blerë Kylian Mbappe.

Kësaj shifre është thuajse e pamundur që PSG t’i rezistojë, kur kanë mbetur edhe 12 muaj nga fundi i kontratës së lojtarit. Ndërkohë, në garë për sulmuesin janë edhe klube të tjera si Bayern Munchen, Manchester City apo Chelsea, të cilat gjithashtu kanë kapacitet financiar për të konkurruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.