Dalin gomonet, ja çfarë po ndodh në autostradën Tiranë-Durrës…
Qytetarët tani nuk duhet të përballen vetëm me përmbytjet dhe reshjet e shiut në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe me mungesën e energjisë elektrike.
Para pak minutash është ndërprerë energjia elektrike, dhe shkak për këtë janë reshjet e dendura të shiut.
Në të gjithë vendin paraqitet një kaos i vërtetë ku numërohen shumë zona të përmbytura.
Përmbytja në autostradë, nga Shqiponja te Qafa e Kasharit e bllokuar
Policia e Shtetit njofton se në hyrje të autostradës Tiranë -Durres, nga Qafa e Kasharit deri tek Shqiponja është e bllokuar.
“Nga Shqiponja në Qafë të Kasharit është e bllokuar kalohet vetem në rrugë dytësore. Policia Rrugore është në detyrë për të orientuar drejtuesit e mjeteve për të qarkulluar në rrugën dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji. Polici-Zjarrefikse-ARRSH po bëjnë përpjekie për zhbllokuar rrugën nga sasia e jashtëzakonshme e ujit, me qëllim ardhjen në ndihmë përdoruesve të rrugës”, thuhet ne njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



