Alma e videoskandalit, bëri ndërhyrje estetike në klinika të shtrenjta

U divorcua disa muaj më parë.


Videoskandali në zyrën e kryebashkiakut Gjici me Alma Kaçi ka sjellë një valë të re polemikash dhe spekulimesh. Alma Kaçi, gruaja e cila mendohet e përfshirë me Safet Gjicin në vidion që u bë publike, ishte ndarë nga bashkëshorti disa muaj më parë. Pas ndarjes, ajo kishte filluar të bëntev një jetese luksoze.

Raportohet se Alma Kaçi ka vizituar disa klinika estetike të shtrenjta, brenda dhe jashtë vendit, ku ka kryer ndërhyrje estetike me vlerë të lartë, të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e saj. Këto ndërhyrje estetike në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit kanë transformuar 40-vjeçaren Alama Kaçi në një vajzë praktikisht të pa njohur, ashtu siç duket edhe në videoja intime me Safet Gjicin.

Lifestyle-i luksoz i Almas ka nxitur dyshime të forta se Safeti dhe Alma mund të kishin një raport të konsoliduar dhe se ajo që ndodhi në zyrë nuk ishte një moment i rastësishëm. Burimi i shpenzimeve të Almas në javët e fundit besohet se është vetë Safet Gjici, i cili duket se i ka “mbuluar” financiarisht “dashurinë e tij” në moshë të thyer. Vlen të përmendet se Safet Gjici ka marrë mbi 110 milionë euro para publike përmes kompanive Eurogjici Security dhe Kevin Construksion, të cilat i ka kaluar formalisht në emrin e vëllait të tij, Lavdrim Gjici, i cili gjithashtu menaxhon klubin e futbollit Kukësi.
Ndërkaq, është e rëndësishme që autoritetet e drejtësisë të hetojnë si Safet Gjici, duke shfrytëzuar një skemë të trashë klienteliste dhe kamuflimi, ka marrë miliona euro para publike ndërsa ishte në pozitën e kryetarit të bashkisë dhe me bekimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte investuar për karrierën politike të Safetit. Hetimi i SPAK duhet të përfshijë tenderat dhe shpenzimet publike, si dhe skandalin e videove, për të zbuluar fakte të mëtejshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



