Pogradec/ Shoku i Firdeus Berberit u kapet me armë pranë hotelit të familjes Muçllari
Pogradeci është në një situatë jo të qetë për shkak të përplasjes së grupeve kriminale që kanë dalë në skenë në vitet e fundit. Një prej grupimeve që vazhdon betejën është grupi i Firdeus Berberit. Një nga shokët e tij, Enes Shaho, u arrestua për “Mbatje pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe gjykata e Korçës ka vendosur ta dërgojë në burg. Policisë së Pogradecit dyshon se Shaho ishte pozicionuar për të sulmuar anëtarë të familjes Muçllari në Tushemisht. Shaho u arrestua pasi e hodhi armën që mbante në lumë kur konstatoi prezencën e policisë. Ai është shoku i ngushtë i Firdeus Berberit dhe ka pasur një lidhje shoqërore me Johan Muçllarin, i cili ka qenë viktimë e tre sulmeve me armë. Berberi është kapur në Greqi së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu dhe pritet të ekstradohet për të përballuar akuzën e tentativës së vrasjes së Johan Muçllarit që ndodhi një vit më parë në Pogradec.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



