E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit/ Nënkryetari Gjana jep shpjegime për planin e qenve
Lajme

SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit/ Nënkryetari Gjana jep shpjegime për planin e qenve

Alma Kaçi, pritet të meret në mbrojtje nga prokuroria e posaçme SPAK, dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të këtij procesi penal, që ka nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Tashmë SPAK, ka rregjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale.

Nderkohe  mësohet se 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkoshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Ndërsa njëherësh, grupi i hetimit që po ndjek rastin, ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të Kaçit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares, në rjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mër kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.
Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.