E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD flet për situatën në parti: Do njohim si kryetar…
Lajme

Deputeti i PD flet për situatën në parti: Do njohim si kryetar…

Deputeti i PD Bledion Nallbati ka folur sot për zhvillimet e fundit në PD-në zyrtare duke theksuar se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet. 

Nallbati tha se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti si dhe për kryetarin e ri.

“Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ.  Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim? Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do njohin Berishën apo Bashën, Nallbati tha: Do njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statutor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.