E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama pas deklaratave të Borrell për zgjedhje të reja në Veri: Pa u liruar tre policët nuk ka hapësirë për përparim!
Lajme

Rama pas deklaratave të Borrell për zgjedhje të reja në Veri: Pa u liruar tre policët nuk ka hapësirë për përparim!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Josep Borrell se në veri të Kosovës duhet të zhvillohen zgjedhje të reja sa më parë, me qëllim qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Edi Rama duke folur gjate nje konference per shtyp ku ka njoftuar anulimin e pjesemarrjes se kabinetit te tij ne mbledhjen e perbashket te qeverise se tij dhe asaj Kosovare, qe ishte pritej te mbahej te merkuren ne Gjakove. Duke komentuar situaten ne veri, Rama deklaroi se kishte njoftuar Kryeministrin kosovar Kurti se nuk do te merrte pjese ne mbledhje sipas formatit te parashikuar dhe se nje takim me i ngushte midis atyre te dyve dhe ministrave te jashtem dhe te mbrojtjes do te ishte me i pershtatshem./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama speaking during a press conference where he announced the cancellation of his cabinet's participation in the joint meeting of his government and that of Kosovo, which was expected to be held on Wednesday in Gjakova. Commenting on the situation in the north, Rama stated that he had informed the Kosovar Prime Minister Kurti that he would not participate in the meeting according to the expected format and that a closer meeting between the two and the foreign and defense ministers would be more appropriate.

Për kryeministrin Edi Rama pa u liruar tre policët nuk ka asnjë hapësirë për të bërë përparim të vërtetë.

Sipas tij, pasi të lihen të lire tre policët duhet një veprim i fortë i Francës dhe Gjermanisë, për të ndaluar sipas Ramës këtë spirale absurditet.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICET!”, shkruan Rama ne twitter.

Deklarata e Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që i ka pasur sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë në çka por në atë se si dhe kur – do të qetësohet situata në terren, me shumë konkrete , si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell të enjten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.