E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje te frikshme, mund të ketë edhe viktima. Asnjë polic tek City Park
Lajme

Pamje te frikshme, mund të ketë edhe viktima. Asnjë polic tek City Park

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar nga uji në autostradën Tiranë-Durrës. Gjendja më e rënduar është në zonën pranë City Park. Qindra makina me njerëz brenda, me fëmijë prej orësh janë të bllokuar.

Askush deri më tani nuk ka shkuar në ndihmë të tyre. Njerëzit duket se kërkojnë shpëtim në City Park, por kati i parë i qendrës tregtare është i përmbytur.

Frika më e madhe që ekziston është se kjo situatë mund të sjellë viktima. Edhe pse deri më tani nuk ka njoftime për viktima nga popullsia civile, fatkeqësisht situata është e rëndë dhe mund të ketë edhe të tillë.

Shpresojmë të mos ketë viktima nga popullsia, por as policia dhe askush nuk u ka shkuar në ndihmë njerëzve që ndodhen tek zona e City Park.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.