Atentati në Fushë Krujê/ Të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjas, 13-vjeçari në gjendje të rëndë
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas ku u vra kunati i tij 29-vjeçar Ramzan Sino, nuk ka një të plagosur, por dy.

Mësohet se ngjarja që ndodhi në fshatin Larushk në Fushë Krujë, ka lënë pas dy të plagosur.
Autorët kanë qëlluar me armë një 8-vjeçar ende i paidentifikuar dhe një 13 vjeçar, Alvi Bejtja të dy djemtë e objektivit të atentatit, Gentjanit.
Më i vogli është mirë nën kujdesin e mjekëve, por Alvi mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



