Kurti pranon takimin “kokë më kokë” pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive me Ramën
“Ballkani i Hapur” mbyll misionin, Rama tur dy ditor në 5 vende, zbardhet agjenda
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka planifikuar një tur nëpër kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar në datën 6 dhe 7 korrik. Ai do të takohet me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, si dhe me Presidentin e Serbisë. Takimi i parë do të jetë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup, ndërsa takimi i dytë do të jetë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë. Pas këtyre takimeve, Edi Rama do të vazhdojë turin në Sarajevë, Podgoricë dhe në fund në Beograd, ku do të takohet me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gjatë këtyre takimeve, pritet të diskutohen çështje të ndryshme, përfshirë edhe planin Franko-Gjerman dhe Ballkanin e Hapur.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



