E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i policisë së shtetit/  Dje tha se e shoqëroi vëllain e Rrahman Rrajës, sot e shpallin në kërkim
Lajme

Skandali i policisë së shtetit/ Dje tha se e shoqëroi vëllain e Rrahman Rrajës, sot e shpallin në kërkim

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rrahjen masive të ndodhur në Fushë-Krujë. Policia njofton se ka arrestuar disa dhunues dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë. Mirëpo, ajo që bie në sy është se policia ka dalë më blof seç duhet.

Ditën e djeshme, pra kur ndodhi konflikti, Policia njoftoi se kishte shoqëruar në komisariat Xhelal Rrajën, ndërsa sot, njofton se e ka shpallur atë në kërkim.

Pra thënë shkurt, policia dje e liroi vëllain e deputetit Rrahman Rraja, ndërsa sot pas videos u kap gafil dhe vendosi që ta shpallë në kërkim.

Xhelal Rraja u pa me armë në sherrin e ndodhur në një lokal pranë rrugës kryesore të Fushë-Krujës, ku dy kushërinjtë Maja u dhunuan barbarisht, pasi ishin ankuar për shqetësimet që u sillte një gurore, pranë shtëpive të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.