Turi 5-ditor Ramës duket se harxhoi mijêra euro karburant avioni në hava
Refuzimi i takimit nga Albin Kurti e përndoqi kryeministrin Edi Rama edhe në Beograd, duke sjellë sfidat e vazhdueshme për diplomacinë e tij në rajon. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shtoi edhe më shumë tensione me një koment cinik rreth mbylljes së derës nga Kurti. Ky refuzim, si dhe mosdakordësitë në takimet me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kthyen turrën e Edi Ramës në një sfidë të vështirë për ta ndërtuar rolit e tij si ndërmjetës mes rajonit dhe botës euroatlantike. Edhe përpjekjet për të realizuar iniciativën e Ballkanit të Hapur nuk arritën të përmbushin pritshmëritë e tij, me mosmarrëveshje dhe mosdakordësi në disa aspekte kyçe me partnerët e tij rajonalë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili me cinizëm i kujtoi Edi Ramës mbylljen e derës që i rezervoi kryeministri i Kosovës.
I pyetur nga gazetarët se a do ketë takim me Albin Kurtin, Vuçiç la të kuptohej se as Edi Rama nuk e di se kur mund të takohej me kryeministrin e Kosovës.
Vuçiç u shfaq shpërfilles edhe ndaj rolit të ri dhe protagonizmit që po përpiqet të marrë Edi Rama si ndërmjetës mes botës euroatlantike dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat e Ramës për kumbarët e planit franko-gjerman, të cilëve u kishte dërguar edhe draftin e tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, morën përgjigje të hidhur nga presidenti serb.
Turi i organizuar me urgjencë nga Edi Rama në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk shkoi ashtu siç do të kishte dashur kryeministri. Që në nisje të këtij turi, ai u përball me mosmarrëveshje me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski, lidhur me Ballkanin e hapur.
Etapa e dyte e vizitës ishte edhe më e rëndë për Edi Ramën pas refuzimit te homologut kosovar Albin Kurti për ta takuar në Prishtinë.
Më pas ne Bosnje Hercegovine Rama u përball me mosdakordësi nga Sarajeva zyrtare, e cila u shpreh jo e gatshme të aprovojë dy nga themelet e Procesit të Berlinit, në raport me Kosovën, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Frustrimi i Ramës arriti kulmin në Podgoricë ku gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me homologun Dritan Abazoviç, Rama shpërtheu në sulme ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nuk arriti të japë një përgjigje për fatin e nismës së Ballkanit të Hapur. Në fund duket se kryeministri ynë harxhoi karburantin e avionit kryeministrir kot në hava duke dhegur kot mijera euro në hava.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



