Arrestohet 36-vjeçari, ngriti 10 sera kanabisi me babain
Një 36-vjeçar me iniciale A.F. është arrestuar nga policia për akuzat se bashkë me babanë e tij kultivonte kanabis pranë banesës së tyre. Sipas policisë, ata kanë zbuluar 925 fidanë të dyshuar kanabis në 10 sera. Akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Shtetasi është vënë në pranga dhe i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Materialet janë kaluar te prokuroria për procedurat e mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kërkimi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kërkimi”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në fshatin Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Thumanë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi A. F., në bashkëpunim me babanë e tij dhe me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), ka kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



