Pyetja e gazetarit: Vërtetë kjo është qeverisja që duam?

A është kjo partia që deshi Dritëro Agolli?!
Gazetari Arben Vata ka ngritur disa pyetje në lidhje me një montazh ku ish ministra, deputetë dhe kryebashkiakë janë në burg. Numri sa vjen e po shtohet. Gazetari pyet a është kjo PS që deshi Dritëro Agolli?! Nuk është shaka por një alarm për socialistë e demokratë dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Kjo foto është gremina ku kemi rënë vit pas viti!
Statusi i gazetarit Vata
A është kjo partia që deshi Dritëro Agolli?!
Ky fotomontazh nuk është ftesë për shaka apo ironi, por është alarm për socialistët veçanërisht dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi. Vërtetë kjo ishte partia që socialistët e reformuar deshën 32 vjet më parë? Vërtetë kjo është qeverisja që duam ne të gjithë?
Këmbanat e alarmit bien edhe për opozitën, e cila mesa duket nuk ka këllqe ta rrëzojë qeverinë dhe fitojë zgjedhjet. Kjo foto është gremina ku kemi rënë vit pas viti!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



