Zgjedhjet e reja në KUKËS pas skandalit Gjici, Rama akoma nuk ka një emër
Zgjedhjet e parakohshme për zëvendësimin e kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici, rrezikojnë të mos mbahen brenda afteve ligjore, pasi institucionet përgjegjëse i pasojnë fajin njëri-tjetrit për praktika shkresore. Gjici u rizgjodh më 14 maj, por dha dorëheqjen më 16 qershor dhe po atë ditë u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë dhe u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”. Vendimi për shkarkimin e tij është bërë me fuqi të menjëhershme, megjithëse u botua në Fletoren Zyrtare më 26 qershor.
Sipas Kodi Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por Presidenti ende nuk ka shpallur një datë, edhe pse ka kaluar një muaj që nga shkarkimi. Institucioni i Presidentit thotë se ishte në pritje të një njoftimi shkresërisht nga Këshilli i Ministrave për të filluar procedurat.
Kryeministria pretendon se ka kryer detyrën e saj me publikimin e vendimit. Marrëdhëniet mes Kryeministrisë dhe Presidencës janë të shkëlqyera dhe shkaku i mosdekretimit duket se lidhet me paqartësinë rreth kandidatit për kryebashkiak të Kukësit nga ana e PS-së dhe zgjatja sa më shumë e kohës nga shtatori ose mundësisht tetori që të harrohet skandalli i Gjicit. Deri tani ishin lakuar emerat e Albert Halilit, një funksionar tatimesh në Tiranë, Kryetari aktual i bashkisë në detyrë Granit Gjana

dhe Astrit Dobrusha

anëtar i Këshillit Bashkiak të Kukësit .
Një figurë që gëzon vlerësimin e kampit rozë, është dhe prefekti i qarkut Ali Hallaçi

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



