E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miliona lekë për kolibe dhe sterilizim, por në fund i vret
Lajme

Miliona lekë për kolibe dhe sterilizim, por në fund i vret

Ja si mashtron Veliaj për strehimin e qenve

Bashkia Tiranë, duke bashkëpunuar me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit bëjnë propagandë të përditshme, duke thënë se po strehojnë dhe mbrojnë qentë endacak. Madje pak ditë më parë Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit është mburrur në media dhe rrjetet sociale se Bashkia Tiranë ka krijuar strehën ku trajtohen 1000 qenë. Por, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra!

Në lidhje me këtë mashtrim ka reaguar organizata Animal Rescue Albania, e cila tregon se Veliaj po mashtron qytetarët sepse një qendër e tillë e madhe në Shqipëri nuk ekziston. Animal Rescue Albaniathekson se deklarata e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku thotë se Tirana është vlerësuar për mbrojtjen e kafshëve përmes strehës prej 1000 kapacitet, është një gënjeshtër. Sipas kësaj organizate në asnjë vend të botës nuk rezulton një qendër aq e madhe strehimi për kafshë në një bashki të vetme. Dhe aq më pak në Tiranë!

“Fake newsBashkia e Tiranës mburret me strehët me mijëra qen Këta mire qe gënjejnë po dhe nuk kane limite. A dini një strehe ne bote me kapacitet prej 1000 qensh? A e dini ju @agjenciambrojtjeskonsumatorit çfarë do te thotë te kesh një strehe e te menaxhosh 1000 kafshe? Me propagande do e zgjidhni dhe problemin e kafshëve ?

Qe kur propagandoni sheltera me 1000 qen si arritje dukeni qe nuk merrni fare vesh nga politikat e menaxhimit te kafshëve endacake. Turp për këtë propagande te shëmtuar qe nuk i shërben aspak zgjidhjes se problemit. Turp për keta veteriner qesharak dhe këto institucione për te ardhur keq”, thekson organizata.

Ndërsa edhe JOQ Albania më herët ka treguar se si Veliaj i vret qentë në rrugë, edhe pse ka paguar mbi 295 milionë lekë për sterilizimin e tyre dhe këtë vit shpenzoi përmes një tenderi abuziv 336 milionë lekë për kolibe./JOQ

https://joq-albania.com/artikull/1128049.html
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.